Ish-ministri i Shëndetësisë Alush Gashi thotë se është i gatshëm që ta marrë i pari dhe para kamerave vaksinën anti-COVID


Ish-ministri i Shëndetësisë si dhe këshilltari i kryeministrit në detyrë, Alush Gashi, është shprehur i gatshëm që ta marrë i pari dhe para kamerave vaksinën kundër COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Alush Gashi ka kujtuar se si në vitin 2009, gjatë kohës së Gripit të Derrit, ishte vaksinuar i pari për të ngritur besimin tek publiku mbi vaksinën.
Postimit i ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga ajo kohë.

“Ne vitin 2009, gjate kohes se AH1N1(Gripit te derrit),pas nje pune intensive se bashku me ekipin tim ne Ministri te Shendetesise ne bashkepunim me partneret nderkombetare, patem arritur qe ne kohe te shpejte ta sjellim vaksinen kunder ketij gripi. Per te ngritur besimin tek publiku mbi vaksinen dhe efektet e saj, pata vendosur qe te vaksinohem i pari ne Republike dhe ate ta beje live para mediumeve. Nese eshte nevoja, jam i gatshem qe edhe vaksinen kunder covid-19 ta marr serish para mediumeve”, ka shkruar Gashi.

Në linkun më poshtë postimi i plotë i tij:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3759670947409666&id=100001003946939

Baby Boo