19 vjeçarja që priste transplantin e veshkës, vd*iq nga COVID-19


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 7 raste të reja të infektuara me COVID-19. Në mesin e tyre, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se është një 19 vjeçare nga Mitrovica.

Burime të Expressit thonë se 19 vjeçarja është Nazlije Shefiri nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë e vëshkëve, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

Nga Spitali i Mitrovicës kanë thënë për gazetën se Sherifi kishte qenë e shtrirë në këtë spital por pastaj ishte referuar për në QKUK.

19 vjeçarja ka ndërruar jetë dje ndërsa është varrosur sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Baby Boo