Zaev: Patriotë janë ata që mbrojnë të ardhmen e popullit që flasin gjuhën maqedonase


Patriotë janë ata që e sigurojnë dhe e mbrojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase, ndërsa në të njëjtën kohë e sigurojnë dhe e mbrojnë të ardhmen e të njëjtit popull që e flet gjuhën maqedonase, si dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në vendin tonë. Nëse flasim me fjalë kujdesi dhe miqësi mund të sigurojmë një të ardhme për qytetarët. Sot ne jemi anëtar i NATO-s si maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase. Ne do të bëhemi edhe anëtare e BE-së si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Me Bullgarinë zhvillova betejë evropiane për shkak të së ardhmes evropiane të popullit tonë, duke i respektuar partizanët dhe komitët, sepse ata janë pjesë e historisë sonë. Siç nuk kam ndarë një pjesë të tërë jetës dhe veprës së Goce Dellçevit me shtetin maqedonas, ashtu është edhe me partizanët. Ata arritën me luftën nga viti 1941 deri më 1944 ta krijojnë përfundimisht shtetin maqedonas, por sot ka beteja të reja që po zhvillohen dhe në ato beteja ne do të jemi heronj ose do të fshihemi. Ne nuk do të fshihemi, por do të luftojmë sepse fëmijët tanë presin që ne t’i fitojmë betejat e shekullit 21, të jenë në BE dhe të jenë të sigurt dhe të qëndrueshëm siç janë tani në NATO. Jo, sot është e mbrojtur nga NATO dhe më në fund ky vend ka fletë-pronësi. Unë po e udhëheq atë betejë dhe do të vazhdoj ta udhëheq betejën evropiane”, tha Zaev në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit.

Theksoi se edhe për atë do të ishte më lehtë pas, siç tha, këtë hidhërim nga Bullgaria, të dal si atëherë Gruevski në vitin 2008 dhe tekstualisht ta dënoj edhe Maqedoninë edhe të gjithë popullin në izolim duke u grindur me të gjithë pesë fqinjët.
“Duam në Evropë sepse ata e kanë përmbyllur historinë. Ata e kanë konfirmuar, e respektojnë por po e ndërtojnë të ardhmen”, tha Zaev.

Ai tha se në Luftën e Dytë Botërore Bullgaria nuk ishte administratore në Maqedoni, por okupatore.
Është fakt, shtoi, se ushtria bullgare e ndihmoi Ushtrinë tonë Popullore Çlirimtare të çlirohet Kriva Pallanka dhe Kumanova dhe kjo është në të gjitha librat.

“Të njëjtat marrëveshje që i kemi arritur janë arritur edhe nga Polonia dhe Gjermania, Sllovakia dhe Republika Çeke me Gjermaninë. Me marrëveshjet është konfirmuar se ne kurrë nuk do ta harrojmë të kaluarën, por do t’i përkushtohemi të ardhmes. Unë mund të jem një kuazi-patriot por njerëzit e mi do të jenë këtu në hijen e Ballkanit përderisa të gjitha kombet dhe kombësitë e tjera ecin përpara, e modernizojnë jetën e tyre dhe sjellin një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Kjo është arsyeja pse unë flas me fjalë evropiane – me fjalë miqësie, jo me fjalë armiqësie, të cilat shkaktojnë provokime nga të dy palët. Kjo nuk do të thotë që ne heqim dorë nga e kaluara, përkundrazi e kaluara jonë është krenaria jonë, pikëllimi ynë dhe burimi i së tashmes dhe së ardhmes sonë, por mënyra se si do të pozicionohemi varet nga ne. Prandaj, historia që po shkruajmë tani mund të jetë perspektive dhe evropiane”, tha Zaev.
Tridhjetë vjet në armiqësi me fqinjët, shtoi ai, e kemi parë deri ku na kanë çuar – është zbrazur shteti, e kemi humbur rininë tonë.

Baby Boo