Të helmuarit në vitet e ’90-ta nuk po mund ta padisin Serbinë


 

Gati tri dekada kanë kaluar kur pushteti serb kishte helmuar qindra nxënës shqiptarë të Kosovës. Tek tash dikush ka nisur një iniciativë për ta paditur Serbinë. Por, Kosova ka pengesa ligjore të padisë Serbinë në Gjykatën e Strasburgut meqë nuk është anëtare e Këshillit të Evropës.

Pranverën e vitit 1990, shumë shqiptarë e pritën në gjendje jo të mirë shëndetësorë. Kjo për shkak se mijëra të rinj, kryesisht nxënës, u helmuan, nga një helm i hedhur nga pushteti serb i asaj kohe.

Ai që nga qeveria jugosllave u konsiderua si inskenim nga separatistet shqiptare, la pasoja te mijëra persona.

E ka të tillë që akoma emocionohen kur flasin për atë ngjarje.

Krahas kësaj detajet e asaj ngjarjeje mbeten ende të freskëta.

Por për dikë tjetër, kujtimet për atë ngjarje nuk mjaftojnë.

Nazmi Bajra ka marrë një iniciativë për këtë ngjarje.

Bajra i cili ka qenë punëtor teknik në shkollën teknike në Podujevë, gjatë asaj periudhe, thotë se edhe sot i bart pasojat e asaj dite.

Bajra thotë se ka me çka të dëshmojë se ka qenë i helmuar, përveç vërtetimit nga shkolla ku ka punuar.

Mirëpo të gjitha këto përpjekje ka mundësi që nuk do të kenë ndonjë rezultat, pasi që Kosova nuk mund të ngre padi në Gjykatën e Strasburgut.

Shala sqaron se pavarësisht shkeljeve Gjykata e ka parakusht esencial që shtetasi që padit, të jetë anëtar në Këshillin e Evropës.

Mirëpo edhe po të ishte anëtare, për të paditur në Gjykatën e Strasburgut, fillimisht duhet që rasti të paraqitet në institucionet vendore të drejtësisë.

Baby Boo