Rënia e Trump shpresë për ribashkim për familjarët e ndarë


Një nga vendimet më kontroverse të presidentit Donald Trump ishte ndalimi i udhëtimit për njerëz nga kombe të caktuara që ai tha se konsideroheshin si kërcënim i sigurisë për SHBA Joe Biden ka premtuar se kjo do të jetë një nga politikat e para që ai anulon.
Ndalimi – që tani aplikohet në 13 vende – për disa familje nënkuptoi shumë vite ndarje.

Afkab Hussein është një shofer kamioni somalez që kurrë s’ka jetuar me djemë e tij.
Kur ai u zhvendos në Ohio në vitin 2015, Afkab Hussein planifikoi që gruaja e tij shtatzënë të bashkohej me të vitin e ardhshëm.
Por ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij tani jetojnë në Kenia, ata janë shtetas somalezë – dhe Somalia ishte një nga vendet në vendimin e parë të ndalimit të udhëtimit.

Që kur u zhvendos, ai ka qenë në gjendje të bëjë vetëm disa vizita shumë të shkurtra në familjen e tij – dhe ka humbur lindjet e dy fëmijëve të tij të vegjël.
“Kanë qenë vërtet disa vite të vështira. Ka qenë vërtet e vështirë. Unë nuk mendoj se do t’i harroj kurrë katër vitet e fundit”.
Hussein punon me orë të gjata, të vetmuara, duke vozitur kamionë në 40 shtete në të gjithë vendin. Ai flet me gruan e tij në telefon, por një diferencë kohore tetë orëshe do të thotë që për periudha të mëdha të ditës së tij, familja e tij është në gjumë të thellë.

Ai ka humbur të gjitha momentet kryesore në jetën e djemve të tij deri më tani: “Dje ishte ditëlindja e pestë e djalit tim të parë – dhe unë nuk isha atje”.
Hussein e dinte që gjatë fushatës së tij Biden kishte premtuar të hiqte ndalimin në 100 ditët e tij të para dhe kjo për të ishte shpresëdhënës.