Muhamedi: Politika shqiptare në Maqedoni ka dështuar


Gazetari me përvojë nga Tetova, Nijazi Muhamedi thotë se organizimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë ka dështuar dhe është në kolaps të plotë.
Në intervistë për Almakos, Muhamedi pohon se konfigurimin politik të shqiptarëve e kontrollon pushteti maqedon prandaj partitë shqiptare pa përjadhtim me veprimit e tyre politike kanë pranuar dhe legjitimuar konceptin e shtetit etnik maqedon.
Ai thekson se të njejtën koncept e ka zbatuar PPD, e cila këshilltar për realizimin e të drejtave të shqiptarëve ka pasur Lubomir Frçkovskin, si dhe BDI apo partitë e reja opozitare shqiptare, të cilat e fshehin këtë fakt dhe mashtrojnë shqiptarët duke u premtuar barazi të plotë.
25:32, per arsye se, deri 25:58, te dallojne
Sipas tij, opozita shqiptare krizën në lidership përpiqet ta mbulojë me premtime boshe dhe përralla.
26:54, dhe, deri 27:29, kallep
Muhamedi fajin për dështimin e subjekteve shqitare në Maqedoni thotw se e ka edhe Shqipëria, e cila ka luajtur rolin e cenzorit të ideve politike të shqiptarëve. Ai përkujton se në vitet e nëntëdhjeta ministri i arsimit të Shqipërisë, Ylli Pango problemet e arsimit shqip i diskutonte me Nijazi Limanovskin, drejtues i një shoqata të maqedonëve mysliman.
29:08, kundër nesh, deri 29:32, politike
Ai thotë se diplomacia shqiptare të njejtin rol negativ e ka luajtur edhe gjatë luftës së vitit 2001 dhe për këtë eksponentët e kësaj politike duhet të përgjigjen para historisë.

Almakos

Baby Boo