Pas ‘paqes’ prej tërmetit në Egje, rikthehen tensionet Turqi-Greqi


Pas shkrirjes së akujve mes Greqisë dhe Turqisë, ‘paqe e përkohshme’ që erdhi si rezultat i solidaritetit prej tër*metit të 30 tetorit, janë rikthyer tensionet në Egje.
Ankaraja ka vendosur që anija “Oruc Reis” të nisë lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e fqinjit tonë jugor anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Greqia ka reaguar ashpër dhe i ka dërguar mesazhin e radhës Turqisë.
“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.
Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor”, thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

Baby Boo