Dalin pamjet e para të dëmëve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Maqedoninë (FOTO)


Një tërmet me fuqi prej 5,5 ballësh ka goditur mëngjesin e sotëm Maqedoninë e Veriut, për pasojë të të cilit, mbetën të d*ëmtuara shumë objekte banimi në jug-perëndim të vendit.
Muret e çara dhe të shembura janë pjesë e dëmit material në disa shtëpi në Galiçnik si rezultat i disa tërmeteve epiqendra e të cilave ishte në rajonin e Mavrovës.

Nga komuniteti lokal i Galiçnikut u bën thirrje pronarëve të shtëpive dhe vikend-shtëpive që t’i inspektojnë dhe raportojnë nëse ka ndonjë dëm material.
“Nga tërmeti në ora 15.25, dë*mtime kanë ndodhur në disa shtëpi në Galiçnik. Do të ishte e dëshirueshme që pronarët e shtëpive të kontrollonin gjendjen e tyre dhe nëse ka pasur ndonjë dëm, dëmi duhet të raportohet në institucionet kompetente”, thuhet në deklaratën e tyre.
Lëkundjet pasuese nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup u shpjeguan si pasgoditje, të cilat kanë një intesitet më të ulët se tërmeti kryesor prej 5 gradë këtë mëngjes.TS

Baby Boo