Humbi të atin dhe xhaxhanë nga COVID-19, shqiptari del vullnetar për testimin e vaksinës


Imer Shehu nga Kosova, është një nga 10 000 vullnetarët që i është nënshtruar sot testit kundër Covid – 19 në Britaninë e Madhe.
Në një intervistë për Deutsche Welle (dw.shqip) , Shehu thotë se motivi që e shtyu të behet pjesë e këtij eksperimenti është babai dhe xhaxhai i tij që ndërruan jetë nga koronavirusi përpara disa muajsh.

“Të dy kanë qënë në gjendje fizike shumë të mirë. Sot që po flas me ju nëna është duke luftuar me jetën. Kështu është shumë e vështirë që të shohësh prindërit e tu, që njeri të vdesë dhe tjetri të luftojë me jetën. Ky ka qënë momenti që vendosa të bëj diçka për këtë virus që po na merr jetën qindra – mijëra njerëzve çdo ditë” – shprehet Shehu.

Humbi babain dhe xhaxhain nga Covidi, shqiptari teston vaksinën kundër Më tej ai shton se sot “që po flas me ju nëna është duke luftuar me jetën”.
Imer Shehu se bashku me vullnetaret e tjere do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekë nga Anglia, Suedia dhe Amerika për të parë ecurine dhe efektivitetin e vaksisës kundër koronavirusit.

Baby Boo