Tomë Gashi: Skena edhe më të rënda do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme


Avokati Tomë Gashi ka thënë se bastisjet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në shtëpitë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi janë duke vazhduar akoma. Ai ka thënë se Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilën shtëpi të qytetarëve të Kosovës sepse sipas tij kështu kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Këto njësi të policisë së specializuara nuk mund të bastisin asnjë shtëpi dhe nuk mund të arrestojnë asnjë serb të dyshuar për kri*me të lu*ftës asnjë serb që gjatë lu*ftës ka vr*arë fëmijë dhe shqiptarë civil të paar*matosur asnjë serb që ka dhu*nuar dhe ka bë kërdi në Kosovë deri në gjen*ocid kundër nesh sepse ju kështu keni votuar”.

Gashi ka deklaruar se do të ketë edhe bastisje të tjera të ngjashme duke shtuar se Gjykata Speciale dalëngadalë po i shndërron shqiptarët nga vik*tima të lu*ftës në agresor. “Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme sepse ju kështu keni votuar”.

Postimi i plotë i Tomë Gashit në Facebook:

Baby Boo