Ja për kë do të bëjnë tifo shkupjanët në deshjen Kosovë-Maqedoni


Në një anketë me vox-pope të zhvilluar sot në rrugët e Shkupit, shumica e qytetarëve kanë treguar se sonte do jenë përkrahës të Kosovës.

Në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut janë gjashtë futbollistë shqiptarë, prej të cilëve të paktën katër parashikohen ta nisin nga minuta e parë ndeshjen kundër Kosovës, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Shkupit duken të prerë sa i përket Kombëtares se do ta përkrahin.

Të gjithë qytetarët e anketuar, të cilët u përkasin moshave të ndryshme shprehen në favor të fitores së Kosovës, teksa disa nga ta parashikojnë fitore 2 me 1 për “Dardanët” e disa të tjerë fitore me dy gola avantazh.

Baby Boo