Thotë se është “pu*shtuar nga djalli”: Personeli detyrohet ta nxjerrë jashtë pasagjeren


Një grua është filmuar brenda një aeroplani që për destinacion kishte Michiganin në SHBA, duke “fluturuar” brenda kabinës sikur të ishte e pu*shtuar nga “djalli”.
Videoja është filmuar nga një pasagjer tjetër që ishte brenda fluturakes, ku shihet gruaja duke bërtitur derisa qëndronte mbi karrige – shumica prej të cilave ishin të zbrazëta.

Pasagjerja që kishte vënë maskën mbrojtëse nën mjekër, bërtiste derisa qëndronte në tavanin e aeroplanit. E ekuipazhi i aeroplanit vazhdimisht i kërkonte të zbret, por ajo i injoronte kërkesat e tyre.
Edhe pse dukej sikur nuk po fliste me dikë në veçanti, ajo dëgjohet duke bërtitur: “të gjithë do të kemi marrëdhënie sek*suale”.
Me të kuptuar se situata po acarohej edhe më shumë, personeli ndërhyn duke e zbritur dhe nxjerr nga fluturakja e cila më pas u dorëzua tek policia.

Baby Boo