Trump fton Bidenin të testohen për drogë para ose pas debatit të parë presidencial


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se do të kërkojë që kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, të testohet për drogë përpara debatit të së martës.

Donald Trump deklaroi se do të kërkonte që, para ose pas debatit parazgjedhor të planifikuar për të martën, kundërshtari demokrat të testohej për praninë e narkotikëve në trup.

Ai shtoi se, natyrisht, se do të pajtohej që edhe vetë të kryej testin për drogë, raporton Telegrafi.

“Unë do të kërkoj me forcë një testim të drogës për gjumashin, Joe Biden para ose pas debatit të së martës në mbrëmje. Natyrisht, edhe vetë pranoj ta bëj”, shkroi presidenti aktual ndër të tjerash në llogarinë personale në Twitter.

Baby Boo