Trump godet Kinën përsëri, bllokon shkarkimin e TikTok e WeChat këtë të diele


Departamenti i Tregtisë së SHBA’së kanë njoftuar se do të lëshojnë urdhër të premten që do t’i ndaloj njerëzit në Shtetet e Bashkuara të shkarkojnë aplikacionin e mesazheve WeChat, si dhe aplikacionin TikTok për video shpërndarje – të dyja në pronësi kineze- me 20 shtator.

Zyrtarët e departamentit thanë se ndalesa e shkarkimeve të reja në SHBA të TikTok ka mundësi që do të pezullohet nga Presidenti Donald Trump para se të hyjë në fuqi të hënën derisa pronari i TikTok ByteDance po ngutet të arrijë marrëveshje që do të vendos fatin e veprimtarisë në SHBA

ByteDance ishte në bisedime me Oracle Corp dhe të tjerë për të krijuar një kompani të re, TikTok Global, që synonte të adresonte shqetësimet e SHBA’së rreth sigurisë së të dhënave të shfrytëzuesve. ByteDance ende ka nevojë për miratimin e Trump për t’ju shmangur ndalimit nga SHBA.

Departamenti i Tregtisë do të urdhëroj heqjen e nga platformat të dy aplikacionet në Shtetet e Bashkuara në shitoret e aplikacioneve të Apple Inc, Google Play dhe të tjera që ofrojnë shërbime që kanë qasje në tregun amerikan.
Ky urdhër nuk vlen për kompani amerikane që të shfrytëzojnë këto aplikacione jashtë territorit amerikan, që disa korporata si WalMart dhe Starbucks.
Departamenti i Tregtisë ka njoftuar se ata po marrin këto hapa të jashtëzakonshëm për shkak të rrezikut që këto aplikacione paraqesin. Kina dhe kompanitë e kanë mohuar se të dhënat e mbledhura në SHBA shfrytëzohen për spiunazh.

Baby Boo