Dyshimet e vdekjes së pacientes shkak i neglizhencës, deklarohen nga Infektivi!


Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vde*kur një grua e cila dy herë ishte konfirmuar me COVID pozitiv.
Për vdek*jen e të ndjerës familjarët kanë raportuar në polici se kjo erdhi shkak i neglizhencës së personelit shëndetësor, për çka policia edhe ka nisur hetime.
Por nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, mohojnë të ketë ndodhur neglizhenca nga stafi mjekësor.

Në një përgjigje nga QKUK kanë thënë se pacientja ishte duke u trajtuar në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror COVID, ku po trajtohen rastet e rëndë të konfirmuar me këtë virus
Po ashtu nga QKUK kanë theksuar se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe kishte komplikime shëndetësore për çka edhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë, ajo ka ndërruar jetë.

“Ju njoftojmë se në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror Covid, ku trajtohen rastet më të rënda të konfirmuara me Covid, një paciente e datëlindjes 1947, përkundër angazhimeve dhe përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë dhe komplikimeve, ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Nga QKUK, kanë treguar se e njëjta ishte konfirmuar dy herë me COVID-19.

Baby Boo