Përveç në Maqedoni ja edhe në çfarë vende mund ta ushtrojnë profesionin e tyre avokatët e Maqedonisë


Avokatët nga Maqedonia e veriut prej tani mund të japin provim transferi dhe të punojnë me titull avokati në Аngli dhe Uells, kumtoi sot në mëngjes në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ai thekson se deri më tani, si avokat nga Maqedonia e Veriut nuk ekzistonin kurfarë mundësi për të punuar si avokakt (solicitor) në Britani të Madhe.

“Pas nismës së avokatëve të Maqedonisë së Veriut nga Brukseli, drejtuar përmes Odës së avokatëve të Maqedonisë së Veriut – Odës së avokatëve të Anglisë, avokatët nga Maqedonia e Veriut mund të kualifikohen për avokat pas procedurës së shkurtuar dhe vetëm me provim transferi. Më shumë informata mund të merren në Odën e avokatëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe Odën e Anglisë dhe Uellsit. Falënderim për Aleksandar Ivanovskin, Irina Triçkovskën dhe Odën e avokatëve të Maqedonisë së veriut”, shkroi në FB ministri Mariçiq.

Baby Boo