​Dy orë pa bërë asgjë, 21-vjeçari mori mbi 3 milionë shikime në YouTube


Një anëtar i YouTubes, 21-vjeçar nga Indonezia, emri zyrtar i përdoruesit të cilit është Sobat Miskin postoi një video në kanalin e tij dhe mori mbi tre milionë shikime vetëm brenda një muaji.
Videoja “Dy orë pa bërë asgjë” u bë virale dhe tërhoqi vëmendjen e publikut. “Unë nuk e prisja aq shumë popullaritet. E bëra videon duke menduar se ndjekësit e mi do të vazhdonin të më pyetnin kur do të filloja të postoja përmbajtje arsimore. Unë nuk mendoja se aq shumë njerëz do ta shikonin atë” tha ai.

Ai postoi video në kanalin e tij në të cilin eksperimentoi me ushqim dhe krejt rastësisht vendosi të largohej nga tema e kuzhinës dhe të regjistronte diçka të pazakontë. “Imagjinoni ta bëni këtë për dy orë dhe të harroni të shtypni butonin e fillimit”, shkroi një komentues. “Njerëzit mendojnë se nuk mund të fitosh para duke qëndruar ulur, por ky djalë ka vërtetuar se mund t’ia dalë shumë mirë.”, shtoi një tjetër. “Pjesa më e mirë e kësaj video është kur ai shikon dhe nuk bën asgjë.”, u shpreh një tjetër komentues.

https://www.youtube.com/watch?v=x8zFL-0rBAw&feature=emb_title

Baby Boo