Në komunën e Kërçovës sot pas një periudhe të gjatë nuk ka raste të reja me Kovid-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kumtoi për 12 persona të shëruar.
Numri i tërësishëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë është 247 persona, prej të cilëve 116 raste janë aktive, 121 të shëruar, ndërsa dhjetë persona kanë vdekur.
Emin Nasufi, anëtar i Shtabit komunal të krizave në Kërçovë theksoi se sot nuk ka raste të reja të të infektuarve nga koronavirusi dhe shtoi se 12 persona janë shëruar. Ai dërgoi apel te të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore kompetente.