Grubi zëvendëskryeministër i parë, Osmani në Diplomaci, Besimi te Financat, Bekteshi në Ekonomi


Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik do të jetë Artan Grubi, ndërkohë që Bujar Osmani do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministër i Financave do të jetë Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, derisa me Ekologjinë do të udhëheq ministri aktual, Naser Nuredini.

Kryeministri i parë për herë të parë merret nga një parti shqiptare ndërkohë që vendimet, siç janë marrë vesh partnerët e koalicionit do të merren me konsensus midis kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë.
Ndryshe, BDI do të udhëheq edhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, ndërsa më së voni deri sonte pritet të merret vesh emri i ministrit. Do të dihen paraprakisht edhe emrat e zëvendësministrave – gjashtë që do ti takojnë BDI-së.

Baby Boo