Haraçinë: Pasnesër fillon ndërtimi i objektit të ri të komunës


Më 11 qershor (të hënën) në Komunën e Haraçinës do të vihet gurëthemeli i Objektit Administrativ  Komunal për Komunën në fjalë.

Ndërtimi i Objektit Administrativ Komunal është i financuar në vlerë  prej 260.000 euro, mjete të  siguruara nga Bashkimi Evropian si pjesë e Programit për investime në Komunat Rurale. Programi administrohet nga Banka Botërore ndërsa implementohet nga Ministria e Finansave, përcjell Fakte..

Në këtë ngjarje, fjalim do të kenë Kryeministri i Qeverisë së R.M-së Zoran Zaev, ambasadori Samuel Zhbogar, Ministri i Finansave Dragan Tevdovski, Përfaqësuesi i Bankës Botërore Bekim Imeri si dhe Znj. Melikije Halimi Kryetare e Komunës së Haraçinës.

Ndërkaq, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Bashkimi Evropian është pajtuar që të sigurojë 15.5 milion euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale përfshirë edhe kofinansimin nga ana e qeverisë që arrin shumën e 20.667 milion euro. Programin për zhvillim të infrastrukturës rurale e implementon Ministria e Finansave po e njëjta administrohet nga Banka Botërore. Këto mjete u ndahen Komunave në formë të granteve  të cilat duhet të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. /Medial

Baby Boo