Shqipëri, 117 raste të reja dhe dy vik*tima


Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë nga 9 raste në Shkodër Kavajë 7 në Korçë nga 6 raste Pukë Lezhë nga 5 raste Durrës Kurbin nga 4 raste në Krujë Mirditë Tropojë 3 në Fier nga 2 raste në Kolonjë Lushnje Vlorë Mat dhe nga 1 rast në Memaliaj Ura Vajgurore Pogradec Kamëz Berat Elbasan.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar ku aktualisht janë 85 pacientë në spital 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra me sëmundje bashkëshoqëruse. Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në Shqipëri aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID-19 kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Baby Boo