Një i infektuar në Dibër, rasti i 20-të i javës së kaluar


Në 24 orët e fundit në Dibër, u regjistrua edhe një i infektuar me Kovid-19, që është rasti i 20-të në javën e kaluar.

Që nga fillimi i pandemisë, pra që nga paraqitja e rastit të parë, më 26 shkurt, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka qenë 110 persona, tre prej tyre janë nga Qendër Zhupa. Betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 48 persona, vdiqën katër persona, ndërsa 58 persona janë aktivë me sëmundjen, dhjetë prej tyre janë duke u trajtuar në spitalet në Shkup.

Nga numri i përgjithshëm, në fazën e parë të pandemisë ka 51 raste, ndërsa nga 5 qershori kur rasti i parë është regjistruar pas pesëdhjetë ditësh, janë të infektuar edhe 59 persona të tjerë.

Nga Shtabi operativ i komunës bëjnë apel për respektimin e rreptë të masave, mbajtjen e maskës mbrojtëse, ruajtjen e higjienës personale, distancën fizike, shmangien e grupimeve dhe tubimeve.

Baby Boo