Bujar Osmani: Nuk ka ndikim rus tek VMRO-DPMNE


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në një konferencë në Bruksel kushtuar integrimit euroatlantik të Maqedonisë, i’u përgjigjur shumë pyetjeve, Osmani mes tjerash tha se nuk beson se Rusia ka një ndikim të rëndësishëm në partinë opozitare.

– Unë nuk mendoj se ka një ndikim rus në VMRO-DPMNE. Disa prej tyre unë i njoh më parë. Ndoshta ka përpjekje, por unë nuk besoj se ata do të jenë të suksesshëm me VMRO-në, përgjigjja e Osmanit ishte në pyetjen, nëse Moska po ndikonte në opozitë për të parandaluar një kompromis për emrin.

Osmani shtoi se është i bindur se rezistenca ruse ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të rritet, tha korrespondenti i MIA-s në Bruksel.

– Jo të gjitha vendet duan që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, kjo nuk është konspiracion, ata e thonë publikisht. Rezistenca do të rritet kur të afrohemi me NATO. Jam i bindur se do të ketë rezistencë, tha Osmani.

Osmani përsëriti se këto janë “orë kritike, madje edhe minuta” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.

– Shpresoj të sjell lajme të mira, po planifikoj një vizitë në Bruksel. Këto janë momente kritike, orë, madje edhe minuta, tha Osmani.

Baby Boo