Punonjësja e afërt e kryeministrit Rama rezulton pozitiv me koronavirus


Mësohet se një punonjëse e afërt me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është infektuar me koronavirus.

Siç raportohet e infektuara është punonjëse e Zyrës së të Dhënave në Kryeministri.

Me rritjen e rasteve të reja pozitive me koronavirus janë shënuar edhe infektime te disa punonjës të tjerë, ku para pak ditësh u njoftua se mes këtyre punonjësve të prekur me virusin korona janë edhe dy punonjës të sigurimit, e që njëri prej tyre qëndronte në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

Ndërkaq, Ministria e e Shëndetësisë së Shqipërisë bëri me dije ditën e sotme se brenda orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste të reja. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Gjithashtu është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv.

Baby Boo