Edhe pas 17 vjet paqe, TV nacional ‘Sitel’ e quan UÇK-në “terroriste”


Edhe 17 vite pas konfliktit të armatosur në Maqedoni, mes forcave ushtarako-policore dhe UÇK-së, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Ligjit për amnisti, … akoma media nacionale si televizioni “Sitel” nuk mund të mos e quajnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare “terroriste”, shkruan Fakte. Ky dhe disa mediume tjera maqedonase vazhdojnë me avazin e vjetër të nxitjes së urrejtjes mes maqedonasve ndaj shqiptarëve, duke harruar se tanime gati 16 vjet këta “terroristë” po udhëheqin me të gjitha institucionet më të larta shtetërore.

Një ndër këta “terroristë” për momentin është Kryetar i Kuvendit dhe në mungesë të Presidentit është njeriu i parë në shtet.

Rasti i fundit ku televiyioni të cilit shteti i ka dhënë leje të emitohet në territorin e tërë shtetit, është vrasja e Jeton rexhepit nga tetova, të cilët organite e rendit e kërkonin për vite me radhë për më tepër vepra. Sitel nuk ka kursyer epitete negative për të përshkruajtur të vrarin, ndërsa ndër tjerash nuk ka harruar të tregojë se ai ka qenë pjesëtar i “UÇK-së terroriste”. Agjencioni për mbikqyrjen e punës së mediumeve elektronike vazhdon të heshtë. Si zakonisht!/FAKTE.Net

Baby Boo