Udhëheqësia e kompanisë “Skopski Pazar” mund të përfundojë në burg për malverzime me akcitë e kësaj firme, shkruan Fakte. Javën e kaluar Prokuroria Themelore në Shkup pranoi aktakuzën sipas të cilës, udhëheqësia e ‘Skopski Pazar” në disa raste viteve të kaluara, ka belerë akcitë e veta dhe më pas të njejtat i ka anuluar. Kjo me qëllim të rritjes së vlerës së pjesës tjetër të kapitalit udhëheqës.
Sipas akuzës, së paku 640 mijë euro është përfitimi i jashtëligjshëm që kanë bërë udhëheqësia e kësaj kompanie. Dyshohet se janë të implikuar edhe ish zyrtarë të lartë në këto transakcione jolegale.
“Skopski Pazar ka qenë një ndër kompanitë më të fuqishme, duke menazhuar tregjet e gjelbërta dhe më tepër lokale afariste në vend. Pas malverzimeve milionëshe, kjo firmë është para kolapsit, ndërsa pjesa më e madhe e dyqaneve dhe zyrave ka kaluar në pronësi të individëve. Të punësuarit frikësohen për të ardhmen e vendeve të tyre të punës. Për shkak të këtyre problemeve, kompania ka shtyrë për disa vite modernizimin e Bit Pazarit, i cili vazhdon të jetë një ‘kancer’ i vërtetë për shqiptarët e Shkupit.