Vetëvendosje kërcënon haptas presidentin Thaçi, pa VV-në nuk mund të ketë qeveri


Zyrtari i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi përmes një postimi në facebook ka reaguar duke thënë se presidenti nuk mund ta interpretojë Kushtetutën, aq më tepër ta plotësojë atë. Ai duhet vetëm ta zbatojë në germë e frymë. Dhe kjo është e përkufizuar qartë.

Ai ka thënë se vullneti i votueseve nuk mund të zhbëhet dhe se duhet të respektohet përpikëri.

Postimi i plotë:

Presidenti nuk mund ta interpretojë Kushtetutën, aq më tepër ta plotësojë atë. Ai duhet vetëm ta zbatojë në germë e frymë. Dhe kjo është e përkufizuar qartë. Me këtë Kushtetutë nuk ka qeveri pas mocionit, por zgjedhje. Nuk ka qeveri në Kosovë pa fituesin, veç zgjedhje.

Pa ndërruar Kushtetuta në themel s’ka as Thaçi, as Isa e askush që e bën qeverinë në Kuvend pa LVV.
Vullneti i votuesve nuk mund zhbëhet dhe nuk do të zhbëhet. Hapin e parë që e hidhni andej, keni me pa atë që kurrë nuk ua ka marrë mendja juaj e mbrapshtë.

Baby Boo