Ditët e izolimit kaluan, Dibra në pritje të vendimit të Qeverisë


30 ditë nga shpallja e situatës të krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë për shkak të paraqitjes të coronavirusit kaluan dje, dhe jemi në pritje të vendimit qeveritar se si do të jetë statusi i Dibrës nga dita e nesërme. Këtë e deklaroi sot kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe Shtabin operativ të krizës. Ai shtoi se efektet nga vendosja e situatës të krizës ishin pozitive dhe komuna është në pritje të një vendimi që do të vlejë për ditët në vijim.

Sipas kryetarit Duka, përsëri nuk ka të evidentuar të sëmurë të tjerë nga koronavirusi, kurse siç tha ai, numri i të izoluarve dhe i të vetizoluarve është 128. Në komunë vazhdon dezinfektimi i rrugëve dhe rrugicave nga NKP “Standardi” dhe njësia e zjarrfikësve, por shtoi se ka probleme në rrugicat e ngushta të qytetit ku makineria që përdoret për dezinfektim, nuk mund të depërtojë.

Në ato rrugica dezinfektimi po realizohet me pompa dore, shtoi Duk, dhe shtoi se deri sot janë dezinfektuar 67 objekte publike dhe ndërtesa kolektive. Ai edhe sot apeloi tek dibranët të mos keqpërdorin ujin për pije për vaditje të sipërfaqeve të gjelberta dhe oborret, meqë tani më ka probleme me furnizimin me ujë në disa pjesë të qytetit.

Duke folur për situatën emergjentë ai tha se situata e sigurisë është e mirë dhe se tërësisht respektohet ora policore. Sot, edhe kryetari i komunës rurale Mavrovë-Rostush, Medat Kurtovski, tha se vendosja e situatës të krizës në Dibër pati efekte pozitive edhe për banorët e komunave fqinje. Sipas tij, për këtë shkak në këtë komunë nuk ka asnjë të sëmurë nga Covid-19./Koha

Baby Boo