Zjarr në marketin Kipper (FOTO)


Sot në mesditë në marketin Kipper që gjendet në fshatin Përshefcë ka shpërthyer zjarri.

Sipas faqes së Shoqatës “Përshefca që Duam” nuk ka të lënduar dhe zjarri është mbajtur nën kontrollë derisa kanë ardhur zjarrëfikësit falë banorëve të fshatit dhe hidroforit nga restoranti Ulqin, informon portali “tetova1”.

“Eshte duke ndodhur tani, zjar ne market Kipper!!! Fale Zotit nuk ka te lenduar dhe duke falemenderuar qytetaret e fshatit qe ishin afer si dhe ndihmen e restorant Ulqin me ndihmen e hidroforit e mbajten ne kontroll zjarin deri sa erdhen zjarfikesit”, thuhet në publikimin e shoqatës “Përshefca që Duam”.

Gjatë ditës do të kemi edhe prononcim nga organet zyrtare të MPB-së për rastin.

Baby Boo