Pronarët e hoteleve, masat e Qeverisë nuk do të na shpëtojnë bizneset


Pronarët e hoteleve u mblodhën bashkë.

Me maska dhe po respektonin distancën ndaj njëri-tjetrit.

Të gjithë bashkë kanë një mendim se masat që ka marrë Qeveria për ta luftuar koronavirusin nuk po u shpëtojnë bizneset e tyre. Nga Oda e hotelerisë turistike të Maqedonisë thanë se mijëra objekte hotelierike që ata përfaqësojnë nuk do të përdorin masat e Qeverisë sepse, siç theksuan, ato janë të pamjaftueshme dhe selektive.

– Ne këtu nga sektori i hotelierisë nga të gjitha qytetet duam ta bëjmë të ditur se jemi të vetëdijshëm se nuk do të marrim masa më të mira. Kjo është arsyeja pse ne duam të informojmë Qeverinë se sektori i hotelierisë, përkatësisht subjektet që ne përfaqësojmë nuk do të përdorin masat e shpallura dhe se fondet mund të drejtohen direkt për të gjithë ata që humbasin punën e tyre ose në sektorë ku mendojnë se do të arrijnë efekt”, tha Martin Angelovski.

Martin Angellovski thotë se këto masa vetëm se do t’ua shtojë bizneseve borxhet dhe se nuk do t’u lehtësojë që ta kalojnë këtë krizë.

“Gjithçka që na ofrohet në këtë moment është në formën e një kredie nga Qeveria dhe kjo nuk mjafton vetëm për një pagë neto, askush nga ne nuk do të mund ta durojë këtë. Në vend të kësaj, ne prisnim ndihmë të drejtpërdrejtë, të pakushtëzuar dhe të drejtë nga institucionet, por nuk e morëm atë”, tha Martin Angelovski.

Ai gjithashtu theksoi se bizneset e vogla nuk do të mund t’i mbajnë punëtorët e tyre meqenëse janë të parët që u mbyllën dhe do të hapen të fundit. Sipas tij rreth 29 mijë persona ishin të punësuar në këto aktivitete, në rreth 6,000 persona juridikë. Ndërsa Qeveria solli vendim që kompanitë të mos largojnë nga puna puntorët gjatë kësaj periudhe.

Baby Boo