Disa kumanovarë mbeten rrugëve të Austrisë, dy ditë pritën në kufirin me Hungarinë

Mandatory Credit: Photo by CHRISTIAN BRUNA/EPA-EFE/Shutterstock (10579744a) A man wearing a protective mask poses for photographs, with the closed Museum of Art History (KHM Kunsthistorisches Museum) in the background, in Vienna, Austria, 11 March 2020. In an attempt to stop the spreading of the novel coronavirus related Covid-19 disease, Austrian Chancellor announced on 10 March to close all state museums, the Vienna State Opera and other federal buildings. All public indoor gatherings with over 100 people and outdoor gatherings with 500 people have been banned and the population has been advised to reduce their social contacts. Daily life under the Coronavirus outbreak in Austria, Vienna - 11 Mar 2020

Ata thonë se raste të njëjta ka edhe në vende tjera të Austrisë. “Ka edhe shumëj tjerë, kryesisht në Bicirkin 11-të, ka edhe në Linc e Vels. Po gjinden si po munden. Disa janë me fëmijë, kanë mbetur rrugëve”, shtojnë ata

Kumanovarët F. Sadiku dhe I. Imeri janë lajmëruar në redaksinë tonë, për të kërkuar ndihmë, sepse thonë që kanë mbetur rrugëve të Vjenës.
“Isha mysafir në Gjermani. Duke u kthyer për në shtëpi më mbajtën dy ditë radhazi në kufirin e Hungarisë dhe më kthyen prapë. Deha të kthehem në Gjermani pagova taksi, por në Passau na kapi policia dhe na ktheu në Austri. Jemi paraqitur në ambasadën e MAqedonis ënë Vjen por nuk ka disponim të na ndihmojnë”, thotë Sadiku.
“Autoritetet austriake duan të na dërgojnë në karantinë, mirëpo ne nuk jemi të infektuar. Nuk dëshirojmë të shkojmë atje të infektohemi”, shton I. Imeri, me të cilin janë bashkë.

Ata thonë se raste të njëjta ka edhe në vende tjera të Austrisë.
“Ka edhe shumëj tjerë, kryesisht në Bicirin e 11-të, ka edhe në Linc e Vels. Po gjinden si po munden. Disa janë me fëmijë, kanë mbetur rrugëve”, shtojnë ata.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se janë duke bë përpjekje maksimale për të siguruar kthim në Maqedoni të gjithë qytetarëve tanë që gjenden jashtë vendit.

“Në rastin konkret, ata duhet të kontaktojnë me ambasadën tonë në Vjenë. Nëse nuk mund të kontaktojnë ambasadën, le të paraqiten në numrat që i kemi publikuar në ueb faqen tonë. Ne jemi duke bë përpjekje t’u dalim në ndihmë të gjithë shtetasve që duan të kthehen në vend”, theksojnë nga Ministria e jashtme.
Për momentin, nga MPJ nuk mund të japin të dhëna se kur mund të ketë transport të organizuar nga Vjena, duke shtuar se “kur të kemi diçka konkrete do të informohen qytetarët”. Nga MPJ thonë se qytetarët e vendeve tona nuk duhet të refuzojnë me automatizëm vendosjen në karantinë që u ofrohet në vendet ku kanë qëlluar në momentin e shpalljes së epidemisë.

“Edhe ashtu kur të kthehen në Maqedoni, duhet të futen me automatizëm në karantinë 14 ditor, pa marrë parasysh a janë të infektuar ose jo”, sqarojnë nga MPJ, duke shtuar se dallimi është që atje do të futen në objektet për karantinë grupore, kurse këtu mund të zgjedhin të izolohen në shtëpitë e tyre.

Ditë më parë ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov theksoi se do të organizohen fluturime humanitare për kthimin e tyre me kusht që të qëndrojnë në karantinë të organizuar nga shteti së paku 15 ditë.
“Varon numri, por rreth 2300 qytetarë të Maqedonisë në të gjithë botën janë bllokuar si pasojë e virusit korona, kryesisht në kontinentin e Evropës.Të gjithë qytetarët që nuk janë lajmëruar nga vendet ku janë bllokuar të lajmërohen deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që të kemi numër të saktë për organizimin e fluturimeve humanitare”, tha mes tjerash Dimitrov, duke shtuar se shpenzimet e ditëve të kaluara në karantinë për personat e kthyer do t`i mbulojë plotësisht shteti.

Baby Boo