Prindërit e kanë sjellë vajzën e vogël nga Anglia në Maqedoni të sëmurë me Korona, për të shfrytëzuar shërim më të lirë?! (VIDEO)


Foto Internet
Një vajzë katër vjeçare nga qyteti i Shtipit është pacientja në moshë më të vogël që është regjistruar me koronavirus në Maqedoni. Zyrtarisht u tha se ajo ka ardhur në Maqedoni nga Anglia, ku është infektuar në çerdhe për fëmijë, por simptomat i janë paraqitur pasi ka arritur këtu. Mirëpo në Shtip janë paraqitur informacione se vajza ka ardhur në Maqedoni pasi i janë paraqitur simptomat në Angli. Prindërit e saj gjoja e kanë ditur se vajza është infektuar me virusin Korona, por kanë ardhur në Maqedoni për shkak të harxhimeve më të vogla për shërim.

I pyetur lidhur me këto informacione, Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se në bazë të anketës së parë nuk është konstatua diçka e tillë, por se do të bëhen verifikime shtesë dhe në rast se rezulton e vërtetë, do të merren masa adekuate.

Ministri Filipçe tha se me përjashtim të vajzës katërvjeçare, mosha mesatare e të infektuarve në Maqedoni është 40 vjeç. Deri tani raste me koronavirus janë shënuar në 5 qytete: Shkup, Shtip, Gostivar, Ohër dhe Dibër.
I pyetur nëse edhe në Shkup do të shpallet gjendje krize si në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, Filipçe tha se me gjendjen e jashtëzakonshme Qeveria për momentin posedon mekanizma të mjaftueshëm për të intervenuar aty ku ka nevojë.
Përskaj informacionit negativ se në Maqedoni sot janë shënuar 19 raste të reja me COVID 19, Filipçe dha edhe lajmin e mirë se nga Kina pritet së shpejti të arrijnë 200 ventilatorë për frymëmarrje.

Baby Boo