Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë kanë për t’u prekur nga koronavirusi.
Por sipas Ramës, “kjo nuk do të thotë asgjë”, pasi siç shtoi ai, 80 për qind e të prekurve do e kalojnë pa asnjë shenjë.
Një masë e madhe prej nesh do të preken, por kjo nuk do të thotë asgjë. Se rreth 80 përqind e atyre që do të preken nuk do ta marrin vesh”, u shpreh Rama në emisionin “Opinion”.