Bizneset kërkojnë ulje të tarifave, Buçi: Tarifat nuk janë të larta


Sektori i biznesit kërkon ulje të tarifave doganore në sektorin e automobilistikes. Kështu deklaruan nga Oda Ekonomike Veriperëndimore e Maqedonisë. Ata gjithashtu kërkojnë edhe ulje të tarifave doganore në sektorë të ndryshëm dhe unifikimin e tyre me shtetet e Ballkanit të cilat nuk janë në Bashkimin Evropian. Nebi Hoxha nga OEMVP thotë se këto tarifa ndikojnë në konkurrencën e bizneseve dhe në rritjen e korrupsionit dhe ekonomisë gri.

“Mendojmë që janë sektorë të ndryshëm, konkretisht kishim në sektorin e pjesëve të automobilistikes, pjesë të këmbimit, dhe sektorë tjerë të cilët në vendin tonë arrijnë vlerën diku 20 % që është e pamundur që një kompani të mbijetojë dhe të arrijë sukses duke pasur parasysh se kemi të paguajmë tatimin e vlerës së shtuar dhe dogana të cilat së bashku arrin një vlerë 38% që është e pamundur një kompani të mbijetojë dhe të arrijë sukses”, deklaroi Nebi Hoxha nga OEMVP.

Por zëvendësdrejtori për Dogana, Irfan Buçi, thotë se tarifat për sektorin e automobilistikes nuk janë të larta.
“Ne deri tash kemi ndryshuar qindra tarifa doganore dhe konkretisht të tarifave doganore të automobilistikës. Nuk është e saktë se ato janë të larta, sepse të gjitha pjesët që vijnë nga Unioni Evropian janë 0 plus TVSH normale. Atë ditë nuk kishim pyetje të saktë se për cilët pjesë të automobilistikës bëhet fjalë sepse ato thanë diku 20 % dhe 20% nuk ka tek ne për doganë për pjesët e automobilistike” theksoi zv/drejtori i Doganave, Irfan Buçi.

Për t’ju ardhur në ndihmë bizneseve Buçi tha se duhet të saktësohet se për cilat tarifa doganore kërkohet ulje dhe shtoi se dogana deri sot ka ndryshuar qindra tarifa doganore në shërbim të kompanive.

Baby Boo