9,6 milionë të infektuar nga COVID-19 në gjithë botën


Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në botë janë të infektuar 9.622.256 njerëz me koronavirus. Nga këta, 487.340 kanë vdekur dhe 5.229.029 janë shëruar.

– Një burrë 52-vjeçar me Kovid-19 ka vdekur sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke e çuar numrin e viktimave të koronavirusit të ri në 41. Dje, janë regjistruar 95 të infektuar të rinj dhe 63 janë shëruar, ndërsa numri i personave tek të cilët është diagnostikuar virusi që nga fillimi i pandemisë është 2.363. Si të shëruar udhëhiqen 1.171 raste. Sipas informacioneve më të fundit zyrtare, 1.151 njerëz janë bartës aktiv të koronavirusit. Dje janë kryer 311 teste ndërsa gjithsej janë realizuar 22.444 testime që nga momenti i shfaqjes së pandemisë.

– Në Shqipëri, numri i njerëzve të sapoinfektuar, të shëruar dhe të vdekur po rritet. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 78 të infektuar të rinj, duke e çuar numrin në 2.192, janë shëruar 33 ose gjithsej 1.250, një person ka vdekur ose gjithsej 48 persona. Aktiv në sëmundje janë 894 persona, 76 prej tyre janë në spital, 14 në kujdes intensiv, ndërsa dy janë të intubuar.

– Në Serbi, në 24 orët e fundit janë testuar 7.311 persona, nga të cilët 137 janë të infektuar me koronavirusin e ri.

– Në 24 orët e kaluara, 13 raste të reja me Kovid-19 dhe një vdekje janë regjistruar në Greqi. Që nga fillimi i epidemisë, 3.221 njerëz janë infektuar dhe 191 njerëz kanë vdekur.

– Nga 1.104 testet në 24 orët e kaluara në Qipro, është regjistruar një rast i ri me Kovid-19 tek një person që ka mbërritur në vend nga jashtë. Numri i rasteve pozitive u rrit në 992.

– Në Kroaci, në 24 orët e fundit janë regjistruar 95 të sapoinfektuar me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.483 që nga fillimi i epidemisë. Deri më tani janë testuar 74.657 persona, nga të cilët 919 në 24 orët e fundit, 42 persona janë në spital. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është ende 107, kumtoi Shtabi kombëtar për mbrojtje civile.

– Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 149 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 43.230. Një rënie e vogël u regjistrua sot në krahasim me ditën e djeshme kur vdiqën 154 persona. Numri i infektuar të rinj nga virusi është rritur për 1.118 në gjithsej 307.980.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i pestë në botë për sa i përket numrit të personave të infektuar me Kovid-19 pas SHBA-së, Brazilit, Rusisë dhe Indisë.

– Rusia ka konfirmuar 7.113 raste të reja, me çka numri i personave të infektuar me Kovid-19 arrin në 613.994.

– Në Indonezi, numri i të infektuarve tejkaloi 50.000, ndërsa Qeveria vendosi të hapë disa biznese për shkak të presioneve ekonomike.

– Republika e Afrikës së Jugut raportoi numrin më të madh të rasteve të reja për një ditë – 5,688 rasteve që janë regjistruar në provincën Gauteng, ku bën pjesë edhe Johanesburg.
Në atë vend, me ndoshta masat më të ashpra parandaluese në botë, më shumë se 2.200 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19, dhe pothuajse 112.000 janë të infektuar.

– Kontinenti Afrikan shënon rritje të madhe të personave të infektuar, me 10.000 raste të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Qendrës afrikane për Sëmundje infektive dhe parandalim të Afrikës, ka gjithsej 326.000 të infektuar.

– Në 24 orët e fundit, India ka raportuar pothuajse 17.000 raste të reja dhe 418 të vdekur, kështu që në vend ka gjithsej 473.894 të infektuar dhe rreth 15.000 të vdekur”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nju-Delhi është goditur më rëndë nga epidemia e koronavirusit, ku më shumë se 70.000 njerëz janë të infektuar, kështu që zyrtarët e qytetit kanë vendosur të shkojnë nga shtëpia në shtëpi dhe të kontrollojnë çdo banor, duke testuar ata që tregojnë ose ankohen për simptoma.

Qeveria ka frikë se numri i të infektuarve mund të tejkalojë gjysmë milionin dhe po shqyrton mundësinë që t’i kthejë hotelet luksoze dhe stadiumet në spitale Kovid.

Baby Boo