Koronavirusi mund të pushtojë botën/ Çdo person i prekur, infekton deri në 3 veta


Ndërsa numri i rasteve të prekur me koronavirus rritet në mënyrë dramatike në Kinë, një shkencëtar i lartë i sëmundjes infektive, paralajmëron se gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë sesa janë bërë publike.
‘Dy të tretat e popullsisë së botës mund ta kapnin koronavirusin’ tha Ira Longini, një këshilltare në Organizatën Botërore të Shëndetit që gjurmoi studimet për transmetueshmërinë e virusit në Kinë.
Vlerësimi nënkupton që përfundimisht mund të ketë miliarda të infektuar, pra më shumë sesa numri zyrtar aktual i publikuar me rreth 60,000.

Nëse virusi përhapet kudo tjetër në atë masë, ai do të tregojë kufizimet e masave të rrepta të kontrollit të Kinës, përfshirë zonat e karantinës të banuara nga dhjetëra miliona njerëz.
Sipas Longinit, karantinat mund të ngadalësojnë përhapjen, por virusi pati mundësinë të ‘bredh’ në Kinë dhe më gjerë përpara se të hynin në fuqi këto rregulla.
Duke iu referuar numrit të rasteve me të infektuar, vetëm pasi u zgjeruan metodat e diagnostikimit, numri u rrit me po thuajse në 15,000 vetëm të enjten.
Studimi i Longini bazohet në të dhëna që tregojnë se çdo person i infektuar, transmeton normalisht sëmundjen te dy deri në tre persona të tjerë.

Baby Boo