93-vjeçari ndahet nga gruaja, thotë se e ka gjetur një tjetër


Pavarësisht moshës, duket se asnjëherë nuk është vonë për të filluar nga e para.

Kështu duhet të ketë menduar një 93-vjeçar nga Arezzo i Italisë, i cili vendosi që të ndahej nga bashkëshortja e tij, 7 vite më e re se ai.

Sikur ndodh në shumë martesa, edhe në këtë rast ka hyrë në skenë një person i tretë, një zonjë pak a shumë e moshës së çiftit.

Sipas mediave italiane, 93-vjeçari e ka njohur atë në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht me të.

Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë. Në fillim 86-vjeçarja nuk ka pranuar që të ndahet nga i shoqi në mënyrë konsensuale. Por më pas i është nënshtruar presionit të ish-partnerit dhe ka pranuar të divorcohet.

Tentativat e fëmijëve të tyre për ta ndalur divorcin kanë qenë të kota, pasi i moshuari ka qenë shumë i sigurt për ndarjen nga 86-vjeçarja. Ai donte me çdo kusht që të ishte i lirë për të jetuar historinë e re të dashurisë me një grua tjetër.

Baby Boo