90 persona nga Maqedonia luftojnë në Ukrainë, 30 tashmë janë vrarë, pretendon Rusia


90 shtetas maqedonas u regjistruan për të luftuar në anën ukrainase, 30 prej tyre tashmë janë vrarë. Këto janë të dhëna të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar të dhëna që pretendon se tregojnë numrin e mercenarëve të huaj që kanë ardhur për të luftuar për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

“Që nga 24 shkurt 2022, 13,387 mercenarë të huaj që luftojnë për neo-nazistët kanë mbërritur në Ukrainë. Deri më sot janë eliminuar 5962 prej tyre”, njofton Ministria ruse.

Sipas tabelës së publikuar nga Ministria ruse, më së shumti mercenarë janë nga Polonia (2960). U vranë 1497. Sa i përket Evropës, pasojnë Britania e Madhe, Rumania dhe Kroacia.

Ministria ruse deklaron se 1113 amerikanë erdhën për të luftuar në Ukrainë, nga të cilët 491 u eliminuan. Gjeorgjia (1042, nga të cilat 561 janë eliminuar) dhe Kanadaja (1005, nga të cilat 422 janë eliminuar) janë vendet nga të cilat dyshohet se kanë ardhur më shumë mercenarë.

Baby Boo