9 simptomat e Candida-s dhe 3 hapat për t’i trajtuar.


A keni përjetuar ndonjëherë ndonjë nga këto probleme shëndetësore?

  • Lodhje
  • Dëshirë për ëmbëlsira
  • Erë e keqe e gojës
  • Gjuhë e bardhë
  • Truri i mjegullt
  • Disbalancim hormonal
  • Dhimbje të kyçeve
  • Humbje të dëshirës seksuale
  • Probleme me sinozit kronik dhe alergji
  • Probleme me tretjen (gazra dhe fryrje të stomakut)
  • Sistem i dobët imunitar
  • UTI (infeksione urinare)

Nëse po, këto janë vetëm disa nga shenjat që mund të keni një infeksion mykotik të njohur si kandida (candida). Më poshtë do të mësoni simptoma të tjera të kandidës, si dhe çfarë e shkakton kandidën dhe dieta për një trajtim natyral të saj.

Çfarë është Candida?

Candida mund të jetë shumë serioze për shëndetin. Kohët e fundit, një specie “superbakter” i  candida-s e njohur si Candida auris është shfaqur si një kërcënim i rrezikshëm shëndetësor në disa vende. Ky version i candida-s  i cili shpesh përhapet përmes sipërfaqeve biofilm  të tilla si kateterë apo dorezat e dyerve dhe krevateve etj në ambjentet spitalore – ka treguar se është rezistent ndaj ilaçeve të ndryshme, duke rezultuar një sëmundje të rëndë.

Candida albicans është lloji më i zakonshëm i infeksionit mykotik, që shfaqet në gojë, zorrë dhe në vaginë (kandidiaza vaginale / gjenitale) dhe mund të prekë lëkurën dhe në mukozat e tjera. Nëse sistemi imunitar po funksionon në mënyrë optimale, ky lloj i infeksionit mykotik shumë rrallë paraqitet serioz. Sidoqoftë, nëse sistemi imunitar nuk po funksionon si duhet, infeksioni i candida mund të migrojë në zona të tjera të trupit, duke përfshirë gjakun dhe membranat rreth zemrës ose trurit, duke shkaktuar simptoma serioze të kandidës. Kjo është referuar si candidiasis invaziv.

Candida është një tip kërpudhe që kur është në nivelet e duhura në trup, ndihmon në përthithjen dhe tretjen e lëndëve ushqyese. Kur mbiprodhohet, mund të shfaqen simptoma tipike të kandidës. Në aparatin tretës, nëse lihet i pakontrolluar, dëmton paretet e zorrëve dhe depërton në qarkullimin e gjakut. Kjo bën që toksinat të depërtojnë në gjak duke shkaktuar Sindromën e Përshkueshmërisë së Zorrëve.

Kur ekuilibri natyror i pH-së së trupit tuaj prishet, kërpudhat e candida mund të rriten jashtë kontrollit, duke krijuar një problem sistemik dhe simptoma të pakëndshme të candida. Bakteret e mira të zorrëve dhe një sistem imunitar që funksionon si duhet, janë thelbësore për të luftuar këtë infeksion kokëfortë.

Sindroma e mbipopullimit të Candida, ose COS, është termi i përdorur kur candida është rritur jashtë kontrollit në trupin tuaj. Kujdes: Kjo është një gjendje kronike shëndetësore. Përveç simptomave të kandidës, individët që nuk kanë provuar kurrë një infeksion serioz të candida-s mund të zbulojnë se kanë zhvilluar ndjeshmëri të reja, alergji ose intolerancë ndaj një larmie ushqimesh. Këto ushqime përfshijnë produktet e bulmetit, vezët, misrin dhe glutenin.

Nga se shkaktohen Infeksionet nga Candida?

Ka shumë shkaqe të mundshme të kandidës, duke përfshirë një dietë të pasur me sheqer, karbohidrate të rafinuara dhe alkooli, të cilët ndihmojnë në ushqimin e kandidës. Për më tepër, lexoni më poshtë gjashtë shkaqe të tjera të mundshme:

  1. Antibiotikët me spektër të gjerë

Ndonjëherë, antibiotikët janë të nevojshëm për të luftuar një infeksion të vështirë, për të vrarë bakteret e dëmshme në organizmin tuaj. Problemi me antibiotikët dhe me përdorimin e tepruar të tyre (shpesh duke krijuar rezistencë ndaj antibiotikëve) është se ata nuk vrasin vetëm bakteret e këqija; ata vrasin edhe ato të mira.

Bakteret e mira në sistemin tuaj janë përgjegjëse për tretjen dhe mbajtjen e candida-s nën kontroll. Pas një trajtimi të gjatë (ose trajtimeve të shumëfishta për një periudhë të shkurtër), antibiotikët mund ta bëjnë trupin tuaj një “tokë pjellore” për candida-n.

  1. Tabletat për kontrollin e shtatzanisë (kontraceptivët)

Ndryshe nga antibiotikët, pilulat e kontrollit të shtatzanisë në vetvete nuk shkaktojnë direkt një infeksion mykotik ose sindromën e mbipopullimit të kandidës. Sidoqoftë, kur një grua konsumon një dietë të pasur me sheqerna të përpunuara dhe ka pasur një trajtim me antibiotikë, pilulat kontraceptive mund të ndikojnë negativisht në trupin e saj, duke çuar në një infeksion me candida.

Në disa gra është vërejtur se kontraceptivët nxisin infeksione mykotike – dhe madje edhe shumë kohë pasi infeksioni fillestar është zhdukur, pasi të fillojnë të marrin përsëri kontraceptivë, candida mund të lëshojë rrënjë sërisht.

  1. Kortikosteroidet orale

Individët që trajtojnë astmën me inhalime me kortikosteroide, janë të predispozuar për një zhvillim të candida-s në gojë. Është e domosdoshme që individët që përdorin inhalatorë (pompa) kortikosteroide për astmën, të ndjekin udhëzimet për shplarjen e gojës pas çdo përdorimi. Nëse zbuloni që jeni prekur nga kandidiaza orale, mund ta trajtoni me efikasitet të plotë duke bërë gargarë me vaj  kokosi  duke i shtuar 2-3 pika vaj esencial karafili.

  1. Trajtimet e kancerit

Sipas Departamentit të Kërkimeve Klinike në Merck Research Laboratories, kandidiaza mund të bëhet invazive tek pacientët me kancer dhe të paraqesë një ndërlikim serioz. Në këtë studim, një e treta e pacientëve që trajtoheshin për kancer, kishin kandidiazë invazive. Kimioterapia dhe rrezatimi mund të funksionojnë për të shkatërruar qelizat kancerogjene dhe tumoret; megjithatë, ata gjithashtu shkatërrojnë bakteret e shëndetshme që natyrshëm luftojnë candida-n.

  1. Diabeti

Në një diabetik të tipit 1 ose një tip 2, nivelet e sheqerit në gojë dhe në mukozat e tjera janë tradicionalisht më të larta se tek një individ pa diabet. Meqenëse candida është një lloj kërpudhe që ushqehet me sheqer, është e kuptueshme që ata me diabet janë në një rrezik më të madh për zhvillimin e sindromës së mbiprodhimit të kandidës.

  1. Sistemi imunitar i dobët

Çdo individ me një sistem imunitar të dobësuar ka më shumë të ngjarë të zhvillojë candida. Kjo kategori përfshin foshnjet, fëmijët e vegjël, të moshuarit, ata të diagnostikuar me HIV / AIDS dhe gjendje të tjera inflamatore dhe autoimune.

Cilat janë 9 Simptomat e Candida?

Rritja e tepërt e Candida-s mund të jetë e vështirë për tu diagnostikuar nga mjekët. Metodat e mundshme të testimit përfshijnë testimin e jashtëqitjes, testin e ADN-së së candida-s, testimin e PCR-së së jashtëqitjes dhe testimin e acideve organikë mikrobialë. Ky lloj i infeksionit sistematik paraqet mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Më poshtë janë nëntë nga simptomat e candida-s që ju të kuptoni nëse keni candida, ose sindromën e mbipopullimit të kandidës.

  1. Lodhja kronike

Nëse keni lodhje ose ndiheni të rraskapitur, pavarësisht nga numri i orëve që flini, mund të keni sindromën e lodhjes kronike. Sëmundja karakterizohet nga lodhje që zgjat në një minimum prej gjashtë muajsh dhe shpesh shoqërohet me simptoma të tjera të candida-s, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje të kyçeve, vështirësi në kujtesë dhe përqendrim, si dhe dhimbje të fytit.

Shpesh, një nga simptomat e candida-s është lodhja kronike. Ndërsa një infeksion candida nuk është shkaku i vetëm i sindromës së lodhjes kronike, shumë mjekë besojnë se rrit rrezikun e saj.

Baby Boo