9 orë ndërhyrje me anestezi totale, detajet tronditëse nga vdekja e 3-vjeçarit, ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë


Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjeve te dhëmbët që kishte bërë në një klinikë private.

Mësohet se ndërhyrja në gojë për vogëlushin kishte nisur më datë 28 shtator në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho, ndërsa ndërhyrja kishte zgjatur për 9 orë.

Ndërkohë, pas shfaqjes së komplikacioneve, djali kishte ndërruar jetë më 18:00 të datës 1 tetor në pediatrinë e QSUT. Ngjarja është tentuar që të mbahet e fshehtë, ndërsa asnjë institucion, polici apo spital, nuk e raportoi ngjarjen. Referuar dëshmisë së mjekëve, si pasojë e anestezisë, është dëmtuar mëlçia, duke i sjellë vdekjen 3-vjeçarit.

Pas publikimit të lajmit në media, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër, ku thuhej se ishte proceduar mjeku që kishte bërë ndërhyrjen.

(Clonazepam)

Baby Boo