9 murgesha vde*sin nga Covid-19 pas shpërthimit të virusit në kampus


Para 20 dhjetorit, nuk kishte pasur ndonjë rast të Covid-19 midis murgeshave që jetonin në kampusin Motherhouse të Motrave Dominikane Adrian në Michigan. Tani, nëntë prej tyre kanë vd*ekur nga sëmundja pas një shpërthimi me 48 të infektuar nga 217 banorët e kampusit.

Ndërkohë, trembëdhjetë raste aktive Covid-19 mbeten dhe 26 po shërohen, thanë Adrian Dominican Sisters në një deklaratë.

“Ne kaluam nëntë muaj duke mbajtur larg koronavirusin. Krejt para Krishtlindjeve, ai rrëshqiti. Unë kam një vlerësim shumë më të thellë për të gjitha familjet e tjera që kanë kaluar këtë situatë. Qindra mijëra familje. Dhe derisa të të prekë personalisht, nuk të intereson, por është ndryshe kur keni qenë atje dhe keni humbur dikë,” – i tha Motra Patricia Siemen filialit të CNN.

Nëntë motrat – Dorothea Gramlich, 81, Helen Laier, 88, Jeannine Therese McGorray, 86, Charlotte Moser, 86, Esther Ortega, 86, Mary Lisa Rieman, 79, Ann Rena Shinkey, 87, Margaret Ann Sëalloë, 97 dhe Mary Irene Ëischmeyer, 94, vdi*qën midis 11 dhe 26 Janar.

Shumica e motrave ishin në rrezik të lartë për shkak të sëmundjeve ekzistuese. Të gjitha kishin shërbyer në komunitete si mësuese ose infermiere gjatë jetës së tyre në shërbimin fetar.

Baby Boo