VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Ka lezet shkallët. Xix. Xix.


Kryeministri Edi Rama vijon të trajtojë kukull kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Rama i është kthyer sërish episodit të lyerjes së shkallëve teksa vizituan këtë të hënë një prej familjeve e cila është strehuar në banesat sociale në Shkozë, pasi mbeti pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke hyrë për në shtëpi, Rama ka tallur keq Veliajn duke iu drejtuar me fjalët: “I paskeni lyer muret, ëëë? Shkëlqekan muret.”

Veliaj që e ndiqte nga prapa dhe që i pëshpëriste vazhdimisht biseda për çështje që Rama nuk reagonte fare u përgjigj: “Është tjetër shkallë ajo”. Rama është kujtuar për shkallët edhe kur kanë dalë nga shtëpia. “Ah shkallët! Xix! Xix! Ka lezet!” – u tall Rama.

Baby Boo