884 të infektuar në Kosovë: Si ndodhi që pas dy javësh të shënohen me shumë raste të reja se të shëruar


 

Gjatë ditës së djeshme është shënuar edhe 14 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.


Që nga 27 prilli i këtij viti, Kosova të dielën ka regjistruar më shumë raste të të infektuarve me koronavirus se sa të shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm të dielën në vendin tonë janë evidentuar 14 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Përderisa në dy javët e kaluara Kosova numëronte më shumë raste të shëruara sesa të infektuara me koronavirus, dje ndodhi e kundërta dhe ishin vetëm dy raste të shëruara.

Si duket për shkak të masave të reja që ka marrë Ministria e Shëndetësisë dhe që kanë hyrë në fuqi që nga 4 maji kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të rasteve të reja.

Masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë erdhën si rezultat i përmirësimit të gjendjes me këtë pandemi dhe menjëherë qysh në ditën e parë kur hyn në fuqi këto masa, u vërejt numri i madh i qytetarëve nëpër qytete, të cilët nuk respektonin aq shumë rekomandimet e IKSHPK’së dhe të MSH’së.

Qysh më 4 maj, qytetarët vërshuan nëpër rrugë pa mbajtur distancë, pa maska e pa doreza.

Me rritjen e rasteve të reja, IKSHPK’ja ka bërë thirrje te qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve dhe ka kërkuar nga organet e tjera gjegjëse që të jenë më të vëmendshme dhe të angazhohen më shumë në ruajtjen e rendit gjatë ditëve të ardhshme.

Baby Boo