Shfaqet Katica Janeva në një sallon parukerie në Paris?


Sipas informacioneve nga TV21, pamjet janë postuar nga një përdorues i Facebook, i cili për momentin nuk tregon saktësisht se ku ndodhet prokurorja e posaçëm publik, e cila ka qenë një temë e nxehtë në media në vend për një javë.

Shfrytëzuesi i cili ka postuar pamjet thotë se jeton në Paris, Francë, dhe se ajo është nga Shkupi.

Për momentin, PTHP nuk ka ndonjë masë të specifikuar për Katica Janevën, përveç se telefoni celular është marrë për të përcaktuar nëse ajo ka pasur komunikim me të dyshuarin e parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13.

Tani për tani, data kur kjo video është regjistruar nuk mund të konfirmohet.

Baby Boo