Udhëtim me biçikletë nga Tetova drejt Dubrovnikut (Video)


Janë nisur për në Dubrovnik të Kroacisë, por jo me mjete motorike, por me biçikleta! Jusuf Bejtullai dhe Azbi Ademi, do të udhëtojnë dy javë, për të arritur në destinacionin e tyre, Dubrovnikun.

E mirë e keqe, duhet fuqi jo biçikletë e veçantë, vetëm fuqi, dëshirë dhe guxim”.- ;sht; shprehur Jusuf Bejtullai Për të arritur në Dubrovnik, Bejtullai dhe Ademi do të udhëtojnë përmes Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa në ditë planifikojnë të kalojnë nga 80 deri në 100 kilometra. Sipas rutës që e kemi përcaktuar do bëjmë më se 1000 kilometra, afërsisht 1200 kilometra. Të paktën do udhëtojmë dy javë, më pak nuk ka shanse sepse nga Tetova deri në Dubrovnik, varianti më i shkurtër është 580 kilometra”.- u shpreh Jusuf Bejtullai

Në Kosovë do vizitojnë shpellën e Nerodimes, në Malishevë do kthejmë tek ujëvarat e Mirushës dhe në Pejë në Grykën e Rugovës do bëjnë ca filmime. Kemi marrë pajisje rezervë, goma, tenda, çadra, pra me qëllim që ta kemi “shtëpinë me vete. Kemi panel solar për celularët pra nuk kemi kontakt me hotele. Temperatura nuk është pengesë për neve shkaku se çdo vit në këtë datë i bëjmë udhëtimet dhe trupi na e kërkon këtë nuk rri i qetë”.- theksoi Azbi Ademi. Ky nuk është udhëtimi i parë i Bejtullait dhe Ademit. Dy destinacionet e viteve të kaluara ishin Saranda dhe Mali i Zi, ndërsa për vitin e ardhshëm, premtojnë një destinacion edhe më të largët se Dubrovniku./alsat/

Baby Boo