81-vjeçari humb jetën në spital, bashkëshorti 54 vite më i ri trashëgon pasurinë: Qava për dy ditë

Një 81-vjeçar, i cili ishte i martuar me një dalë 27-vjeçar është ndarë nga jeta në një spital në Bukuresht vetëm.

Baby Boo

Philip Clements dhe Florin Marin, u njohën në një aplikacion online dhe para tre vitesh u martuan me njëri-tjetrin.

Ndërkohë 27-vjeçari rumun nuk shkoi për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të tij 81-vjeçar, ndërsa pretendoi se qau për dy ditë. Nga ana tjetër, ai është gati të trashëgojë pasurinë e të moshuarit britanik.

“Daily Mail” shkruan se Philip Clements ndërroi jetë mbrëmjen e 31 majit në një dhomë spitali që ishte e mbyllur për vizitorët për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Florin Marin, i cili është 54 vite më i ri se bashkëshorti i tij tha se është i mërzitur nga vdekja e Clements. Ndërsa shtoi se dy ditë zi është e mjaftueshme dhe se bashkëshorti i tij i ndjerë nuk dëshironte që ai të trishtohej.