80 vjeçarja voton në Gjilan, kërkon rritje të pensioneve


Rritje të pensioneve po kërkon 80 vjeçarja nga Livoçi, e cila thotë se gjithmonë ka dhënë votën e saj. Nuk e ka ndaluar as moti i ftohtë dhe të reshurat e dendura të borës, që të shkoi në qendrën e votime në Gjilan, për të votuar për atë që ia beson kërkesat që ajo ka.

Halime Kçiku e cila ka tetë dekada jetë thotë se do të votojë sa të ketë jetë, por që nuk e dinë se a do të ketë mundësi t’i pres ndryshimet.

“Gjithmonë sa të jam gjallë… çka të donë ata, çka të bëjnë rahmet. Po pres, në mujsha me prit ku me dit a na jep Zoti jetë”, thotë ajo për KosovaPres. Ani pse e shoqëruar nga djali i saj, Kçiku thotë se dëshiron të votojë vetë pa e asistuar dikush.

“Me na i rrit pak pensionet, në mujshin me na rrit faleminderit…kom qef me votu, vet kom qef”, ka shtuar ajo. Ajo votën e saj e ka dhënë paraditen e sotme në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan. Për kp zyrtari i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor në Gjilan ka treguar se deri në orën 11:00, kanë votuar 7,85 për qind e qytetarëve.

Baby Boo