8 Marsi, barazia gjinore në vend nuk është arritur


Edhe pse “8 Marsi”, lindi nga pr*otestat e shumta për barazi gjinore kur gratë nuk gëzonin as të drejtat elementare, si e drejta për të votuar, e drejta e trashëgimisë, e drejta për të dëshmuar, vitet e fundit kjo datë në shumë shtete shënohet duke festuar. Gratë që anketuam mendojnë se duhet akoma punë që ato të gëzojnë më shumë të drejta në vendin tonë.
“Duhet të kërkojmë më shumë të drejta dhe jo të festojmë. E kemi shndërruar në festë pazari, nëse flasim sinqerisht. Në çdo sferë dominojnë meshkujt. Mjekësia për shembull ndoshta dominohet nga femrat, atje ku ka më shumë punë”.

“– A mendoni se gratë në Maqedoni më 8 Mars duhet të festojnë, apo të organizohen për të kërkuar më shumë të drejta? -Kjo e dyta do thosha unë. Edukimi mendoj se është thelbësorë në barazinë gjinore. Ja unë si dhuratë për nënën time kam zgjedhur një libër. Bëhen përpjekje sigurisht”
“Po edhe në i kërkojmë të drejtat tona si gra. Jemi lodhur më nga këto politikat, nga pandemia, jemi lodhur nga çdo gjë. Duam të festojmë, të drejtat i kërkojmë ne si gra për çdo gjë.”
“Meraklinjtë më dhuruan lulen më të bukur. Mjafton të festojmë. Mendoj se edhe gratë janë të përfaqësuara mjaftueshëm në sferat e jetës, si në politikë, si në biznes. Ky është mendimi im.”

“Edhe këtu duhet të ketë, gratë nuk kanë mungesë zgjuarsie që të mos mund të bëhen kryeministre. Mendoj se do të ishte më mirë seç është tani.”
“Ndërkohë që gratë thonë se “8 Marsin” duhet ta shfrytëzojnë si datë për të reflektuar për të kërkuar më shumë të drejta se sa për të festuar, të shohim se çfarë thonë meshkujt. A mund ta imagjinojnë që në të ardhmen vendi ynë të drejtohet nga një Kryeministre dhe jo nga një Kryeministër.”
“- A mendoni se në të ardhmen duhet të kemi një kryeministre? – Përse jo?”

“Padyshim, të më pyesin mua menjëherë do kisha thënë që një femër të bëhet kryeministre. Femrat kuptojnë më shumë se sa meshkujt. Do të kishte më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim. Mendoj se gëzojnë të drejta, por jo mjaftueshëm. Duhet të kenë më shumë.”
“Mund të ketë, nuk është aspak problem. Nëse është e aftë, përse jo. Madje ka shumë mundësi që të jetë më e mirë si drejtuese se sa meshkujt.
“Mendoj se kanë. Në letër me siguri kanë më shumë, tani ndoshta në praktike nuk është tamam ashtu. “
“Nuk mund të jetë drejtuese më e mirë se meshkujt. Mirëpo nëse arrin sukses, e meshkujt s’kanë arritur, atëherë meriton.”

“Si jo, përse të mos jetë? Si Vjosa Osmani që është, është mirë te jetë. Apo edhe Ahtifetja.”
“-Një grua si kryeministre? – Po, pse jo. Jam dakort. Pasi të emërohet mund të bëjmë krahasime.”
Shembull i një shteti që një nga postet më të rëndësishme drejtuese ia ka besuar një gruaje është edhe Kosova, me Vjosa Osmanin si ushtruese detyre Presidente. Disa shtete të tjera që drejtimin e shtetit ia kanë besuar femrave janë edhe Norvegjia, Namibia, Nepali, Irlanda, Gjeorgjia, Slovakia, Danimarka, Finlanda, Greqia. Një studim i realizuar disa vite më parë nga një organizatë jo qeveritarë në SHBA, tregon se në lidership femrat kanë treguar më shumë aftësi. Përqindjet shkojnë në favor të tyre sa i përket kreativitetit, inteligjencës, ndershmërisë, ambicies. Përqindja është në favor të meshkujve vetëm tek aftësia për të vendosur.

Baby Boo