8 ditë dh*imbje dhe an*kth në familjen Lumani! Islami është zhd*ukur, gjurmët e fundit në Liqenin e Prespës


Dhi*mbje dhe pi*këllim në familjen Lumani në fshatin Kranjë të Prespës. 8 ditë më parë humbi djali i tyre i cili nuk është gjetur ende. Islam Lumani ka 27 vjet dhe ka gëzuar shëndet të plotë, por më 21 të këtij muaji doli për të mos u kthyer më.

Babai atë ditë i kishte thënë të mos dilte se binte shumë borë, por ai kishte thënë se po del për punë. Gjurmët tregojnë se ai ka shkuar në kampin e Kranjës afër liqenit, ku edhe u gjet vetura e tij e parkuar dhe me çelësin brenda. Babai i Islamit, Naseri thotë se recepsionisti e kishte parë aty rreth orës 10:30-11:00 të parkuar tek parkingu duke qëndruar në veturë.
“Atë ditë ka ardhur aty, recepsionisti e ka parë, tha se e ka parë 20 ose 15 minuta duke qëndruar në veturë”, tha Lumani.

Duke u bazuar në veturën që është gjetur në kapin e Kranjës, ata janë drejtuar tek liqeni ku siç pohonin shokët shpesh ka kaluar kohën e lirë atje. Atë ditë atje kanë gjetur vetëm një palë gjurmë këmbësh në borë të cilat kanë shkuar deri tek ana e djathtë e liqenit ku qëndrojnë anijet, dhe nga aty kanë humbur gjurmët. Por ende nuk dihet nëse ata gjurmë janë të Islamit.

“Kur erdhi ai shoku Islamit, inspektor i policisë, tha se vetura është këtu, ama Islami nuk është këtu. (ngjitje) Kur zbrita poshtë ai shoku Islamit i kish parë gjurmët dhe tha vetëm një palë gjurmë kishte, prej te parkingu vinin këtu, rreth kësaj staze dhe shkonin atje në të djathtë. Andej ka anije, dy*shoj se mos ndoshta ka hyrë në liqen me anije dhe ashtu!”, tha Lumani.

Por nga ana tjetër në liqen nuk është gjetur asnjë anije e br*aktisur dhe asnjë anije deri më tani nuk është deklaruar e humbur që ta ketë marrë Ismali e të ketë hyrë në liqen. As ekipet e kërkim shpëtimit në liqenin e Prespës nuk kanë gjetur asgjë, as edhe një shenjë të vetme.
Banorët e gjithë Prespës me rrethin prej ditësh po kërkojnë në liqen, në mal nëpër kampe e në rrethinë.

“Sot është dita e 8, të gjithë qytetarët e Prespës pa marrë parasysh fshatrat, të gjithë shqiptarët e maqedonas të fshatit Kranjë, Shtërbovc, Limicë, të gjitha periferitë e Prespës, dita e 8 sot që e kërkojnë. Të gjithë jemi në një ankth të madh dhe deri më tani nuk kemi asnjë gjurmë, as një gjë. Të gjithë jemi të demoralizuar, të pikëlluar, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë”, tha një banor.
Babai i tij mes lotëve, lutet deri tek autoritet që nëse kanë detektorë për gjetjen e trupave ta sjellin, ai falënderon të gjithë banorët, por edhe policinë e vendit që nuk kanë pushuar së kërkuari birin e tij.

Baby Boo