79 vjeçarja nga Deçani: “Pres mu ba Kosova mirë…”


Një 79 vjeçare nga komuna e Deçanit, pas votimit në shkollën “ Vëllezërit Frashëri”, tha se pret që Kosova të bëhet mirë dhe që rinia të punësohet e të mos largohet nga vendi.
Qytetarja tha se mërzitet që të rinjtë largohen për punë jashtë Kosovës.
“Pse me punu në shtet t’huaj, tu e pasë shtetin e vet”, shtoi lokja nga Deçani.

Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Baby Boo